TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Maj 2025, 10:57

Falja e gjobave para zgjedhjeve, Aulon Kalaja dorëzon kallëzim penal në SPAK

Shkruar nga Pamfleti

Falja e gjobave para zgjedhjeve, Aulon Kalaja dorëzon kallëzim penal

Aulon Kalaja, kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike në Durrës, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme.

Kalaja nuk arriti të siguronte mandatin për një numër të vogël votash në zgjedhjet e 11 majit.

Ai ka depozituar një kallëzim penal lidhur me një vendim të qeverisë për faljen e gjobave disa ditë para zgjedhjeve. Sipas tij, ky vendim ka ndikuar në mënyrë të padrejtë në rezultatin elektoral.

Kalaja kërkon që SPAK të hetojë ligjshmërinë dhe ndikimin e këtij akti në procesin zgjedhor. Ai thekson se është i vendosur të ndjekë çdo rrugë ligjore për të mbrojtur integritetin e votës.

Kujtojmë se dy ditë para zgjedhjeve, qeveria ka miratuar një vendim duke falur një sërë gjobash dhe masash administrative të vendosura ndër vite ndaj qytetarëve dhe bizneseve.

Ky vendim parashikonte shfuqizimin e të gjitha masave administrative të paekzekutuara që janë vendosur gjatë periudhës 1 janar 2015 deri më 30 nëntor 2024.

Një kallëzim tjetër për faljen e gjobave është depozituar me herët në SPAK edhe nga Koalicioni Euroatlantik i Lulzim Bashës.

Lini një Përgjigje