Për të njëjtat akuza SPAK do të kërkojë të bindë gjykatën edhe për ish-zëvendësin e Beqajt tek Shëndetësisa, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, një nga përfituesit e kontratës koncesionare 100 milionë euroshe të Sterilizimit.
Gjykata e Posaçme ka shortuar çështjen ndaj ish-ministrit të Shëndetesisë, Ilir Beqaj dhe të bashkëpandehurve për aferën e “Sterilizimit”.
Shorti ka përzgjedhur gjyqtarin Bib Ndreca si kryesues të procesit.
Të pandehur janë edhe sh zv. ministri i Shëndetësisë, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj.
Ata akuzohen për krijimin e një grupi kriminal dhe vjedhje nga SPAK.
Për të njëjtat akuza SPAK do të kërkojë të bindë gjykatën edhe për ish-zëvendësin e Beqajt tek Shëndetësisa, Klodian Rrjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj, një nga përfituesit e kontratës koncesionare 100 milionë euroshe të Sterilizimit.
Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj i cili do të gjykohet për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh, e quan procesin të nxitur politikisht.
Në një deklaratë të shpërndarë nga avokati i tij, Beqaj thotë se ekziston një ngjashmëri shumë e madhe midis procesit hetimor që zhvilloi Albana Vokshi si drejtuese e komisionit hetimor parlamentar të kallëzimit të saj dhe procesit gjyqësor që zhvilloi Gjyqtarja e seancës paraprake. Të dyja proceset zgjatën me muaj të tërë dhe të dyja dështuan duke përfunduar me urdhëra dhe skema për të mbyllur gojën time.
Ish ministri paralajmëron se do të thërrasë në gjykatë Berishën dhe Albana Vokshin.
Pas 9 muajve gjykim paraprake, gjyqtarja e GJKKO, Flojera Davidhi vendosi më 23 janar kalimin në gjykim themeli të dosjes së koncesionit të sterilizimit. Ish ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe ish zëvendësministri Klodian Rjepaj do të gjykohen për akuza më të rënda se ajo që SPAK kishte dërguar në GJKKO. Ata do të gjykohen për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, në procedurat e koncesionit dhjetëvjeçar të sterilizimeve kirurgjikale prej 100 milionë eurosh./ Pamfleti
Lini një Përgjigje