TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Korrik 2023, 17:46

Spahiu: Nëse PS fiton në Rogozhinë e Kukës, mund të shpallen zgjedhje të parakohshme

Shkruar nga Pamfleti

Spahiu: Nëse PS fiton në Rogozhinë e Kukës, mund të

Juristi Kreshnik Spahiu tha se Rrogozhina, në të cilën po përsëriten zgjedhjet, ka marrë një peshë politike të jashtëzakonshme.

Në një intervistë për “Euronews Albania” ai u shpreh se në rast se Partia Socialiste fiton zgjedhjet në Rrogozhinë e në Kukës, atëherë ajo do të shpallë zgjedhjet e parakohshme parlamentare, pasi do jetë mundësia e saj më e mirë për të fituar një mandat të katërt.

“Partia socialiste, Rrogozhinën dhe Kukësin, i ka një lloj testi. Nëse i fitojnë socialistët do të shikojnë mundësinë për të shpallur zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi nëse fitojnë në dy bastione të demokratëve siç është Rrogozhina dhe Kukësi, pas dy “megaskandaleve” siç është arrestimi i kryetarit të bashkisë dhe fletë-arresti për ish-zëvendës kryeministrin, atëherë socialistët nuk do kenë hezitim për ta çuar vendin në zgjedhje të parakohshme se do e shikojnë si mundësinë më të mirë për t’u rimandatuar për një mandat të katërt.

Nëse ata do të humbasin do kuptojnë se kanë ndikuar shumë këto skandale në popull dhe çështja ka apo jo zgjedhje të parakohshme nuk do vihet në diskutim. Numri që socialistët kanë në parlament, bën që Shqipëria të shkojë në zgjedhje vetëm nëse duan socialistët. kështu Rrogozhina merr një rëndësi të jashtëzakonshme”, u shpreh Spahiu.

zgjedhje kukes rrogozhine

Lini një Përgjigje