
Nga sondazhi i “Pamfletit”, rezulton se dy emrat më të preferuar dhe më me shumë vota nga listat e hapura të PS-së, janë Ervin Hoxha dhe Erjon Braçe.
“Pamfleti” ka nisur një cikël sondazhesh për listat e hapura të partive kryesore në vend, PS dhe PD, për të krijuar një ide mbi të “preferuarit” e votuesve dhe emrave që mund të fitojnë mandat nga këto lista.
Sondazhi i parë i “Pamfletit” ishte sa i takon kandidatëve të Partisë Socialiste në Tiranë. Në Sondazhin 24-orësh, morën pjesë 2963 votues dhe në të u përzgjodhën 15 nga figurat më të njohura të PS-së si; Anila Denaj, Arben Pëllumbi, Blendi Gonxhe, Blerina Gjylameti, Erjon Braçe, Ermonela Felaj, Ervin Hoxha, Etilda Gjonaj, Fatmir Xhafaj, Klotilda Bushka, Mimi Kodheli, Olta Xhaçka, Pandeli Majko, Xhemal Qefalia dhe Toni Gogu.
Nga sondazhi i “Pamfletit”, rezulton se dy emrat më të preferuar dhe më me shumë vota nga listat e hapura të PS-së, janë Ervin Hoxha dhe Erjon Braçe. Të dy kanë një diferencë të madhe pëlqyeshmërie në krahasim me emrat e tjerë. 29 për qind e votuesve preferojnë Ervin Hoxhën si kandidat i listave të hapura, ndërsa 24 për qind preferojnë Erion Braçen.
Emrat e tjerë, asnjëri prej tyre nuk e kalon 10 për qind-shin. I treti më i votuar në listën e hapur të PS-së del Pandeli Majko me 8 për qind, i ndjekur nga Anila Denaj me 7 për qind dhe Blendi Gonxhe me 6 për qind.
Më pak të votuarit, rezultojnë emra si Arben Pëllumbi me 2 për qind, Ermonela Felaj 2 për qind, Etilda Gjonaj 2 për qind, Klotilda Bushka 1 për qind, Olta Xhaçka 2 për qind, Xhemal Qefalia 2 për qind dhe Toni Gogu 3 për qind.
Nëse marrim parasysh Sondazhin e “Barometrit” ku PS-ja del me 17 deputetë në Tiranë, përveç 12 emrave në listë të sigurt 5 të tjerë pritet të dalin nga listat e hapura. Po të bazohemi te sondazhi i “Pamfletit”, deputetë nga listat e hapura dalin vetëm 5 emrat më të votuar, Ervin Hoxha, Erjon Braçe, Pandeli Majko, Anila Denaj dhe Blendi Gonxhe, të tjerët mbeten jashtë.
Theksojmë se sondazhi i “Pamfletit” është zhvilluar online ku kanë mundësi të votojnë edhe persona të cilët nuk jetojnë dhe nuk votojnë në Tiranë, gjë që mund të mos reflektohet në votën e 11 majit. Megjithatë sondazhi tregon një trend mbi emrat që pëlqehen më shumë në PS dhe për rrjedhojë mund edhe të votohen më shumë më 11 maj./Pamfleti
Lini një Përgjigje