
Kjo është përgjigja e Serbisë ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova
Tre ditë më parë Shqipëria, Kroacia dhe Kosova nënshkruan një memorandum 3-palësh në fushën e mbrojtjes. Duket se ky memorandum ka alarmuar Beogradin.
Memorandumi 3 palësh kishte një mesazh të qartë për të gjithë ata që guxojnë të kërcënojnë sigurinë, paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor, ose më mirë, një mesazh për të gjithë se këto tre vende, që ndajnë vlera dhe interesa të përbashkëta, janë të bashkuara për t'u përballur me çdo rrezik që synon destabilizimin e rajonit.
Mediat serbe kanë zbuluar se menjëherë pas firmosjes së këtij Memorandumi, Beogradi ka lëvizur gurët për të krijuar një aleancë ushtarake.
Kurir, duke iu referuar burimeve në Qeverinë serbe, shkruan se Memorandumi i Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë në një aleancë mbrojtëse është një kërcënim i drejtpërdrejtë për Serbinë, ndërsa në vijim raporton se “Serbia duhet të informojë Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për këtë çështje dhe të vazhdojë forcimin e kapaciteteve të sigurisë dhe mbrojtjes”.
Por cili është shteti me të cilin Aleksandar Vuçiç po synon të krijojë një aleancë ushtarake?
Sipas Kurir, kjo aleancë synohet mes Serbisë dhe Hungarisë.

Viktor Orban dhe Aleksandar Vuçiç tashmë kanë hyrë në një zbatim serioz të aleancës ushtarake mes dy vendeve.
Kjo është përgjigja e Serbisë ndaj marrëveshjes së nënshkruar në Tiranë nga Kroacia, Shqipëria dhe Kosova. Duke qenë se Kroacia dhe Shqipëria janë anëtarë të NATO-s, por kanë nënshkruar marrëveshjen me Kosovën, jo anëtare, Hungaria, si anëtare e Aleancës, mund të nënshkruajë një marrëveshje të ngjashme me një vend që nuk është në Aleancën Veriatlantike, si në rastin konkret Serbia.
Presidenti i Republikës së Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se nënshkrimi i memorandumit ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Kroacisë për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes paraqet shkelje të marrëveshjes nënrajonale dhe shtoi se është pothuajse i sigurt se NATO-ja as që ishte e informuar për këtë.
Vuçiç, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari pas një takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, nëse ai kishte folur me të për këtë dhe nëse Serbia do të merrte shpjegimin që kërkoi, tha se kjo ishte një nga temat e bisedës që ai kishte ngritur.
“Kjo është shkelje e të ashtuquajturës marrëveshje nënrajonale për kontrollin e armëve nga viti 1996, por nga reagimet e Kroacisë dhe disa pjesëve të tjera të rajonit kemi parë se nuk janë shumë të interesuar për të. Unë jam pothuajse i sigurt se NATO-ja as që ishte e informuar dhe se as nuk u është thënë se cilat marrëveshje janë shkelur”, tha Vuçiç. /Përshtati Pamfleti/
Lini një Përgjigje