TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Gusht 2023, 19:52

Skandali me kanabisin në Zall Herr, gazetari paralajmëron ‘furtunë’ në ministrinë e Mbrojtjes: Peleshi s'do t’ia hedhë kaq lehtë

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me kanabisin në Zall Herr, gazetari paralajmëron

Gazetari Lavdrim Lita duke folur rreth skandalit në repartin ushtarak të Zall Herrit ku u gjet një parcelë me 125 rrënjë kanabis, paralajmëroi një furtunë të vërtetë në ministrinë e Mbrojtjes.

Në një intervistë për Euronews Albania, Lita tha se ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi nuk mund ta kalojë këtë skandal me një deklaratë të thjesht shtypi, sidomos në kohën kur ai akuzohet edhe për çështje të tjera.

Nga ana politike, Ministri i Mbrojtjes nuk mund ta kaloj kaq lehtë, se nëse në rastin e ruajtjes së repartit të Gramshit doli disa herë në media, për të marrë meritat, këtë rast nuk mund ta kalojë me një deklaratë të thatë shtypi.

Sidomos kur ai është në syrin e Ciklonit për akuza të tjera që lidhen me inceneratorët, me bursat e studimit në ushtri. Këto janë probleme të tjera që janë ngritur ndaj zotit Peleshi. Ministria është një ministri të cilës nuk i kanë munguar problemet dhe akuzat ndaj saj”, tha gazetari Lita.

peleshi skandali zalll herr

Lini një Përgjigje