TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Shkurt 2024, 19:51

Skandal/ Të dhënat e “CENS-2023” po përpunohen jashtë INSTAT

Shkruar nga Pamfleti
Skandal/ Të dhënat e “CENS-2023” po përpunohen
Igli Tafa /

Këtë skandal e deklaroi më 7 shkurt 2024 në “TV-Klan”, Drejtori i Agjensisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa...

Më 7 shkurt 2024, te emisioni “Opinion” në TV-Klan, Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, foli për sulmin ndaj INSTAT-it nga grupi hakerues “Homeland Justice”, duke dhënë garanci se ndërhyrja e tyre nuk ka shkaktuar dëme.

Pyetjes, nëse hakerat kanë marrë apo dëmtuar të dhënat e “CENS-2023”, drejtori Igli Tafa iu përgjigj: - Të dhënat e CENS nuk janë prekur, sepse nuk ndodhen në INSTAT, por krejt tabletat janë në një vend tjetër dhe i administron një palë e tretë që nuk është pjesë e INSTAT.

Kjo deklaratë, zbulon një skandal të rëndë shtetëror, që të dhënat e shqiptarëve, të mbledhura zyrtarisht në konfidencialitet derë më derë, me garancinë shtetërore se janë të sigurta, qeveria ia ka marrë INSTAT-it, i ka nxjerrë nga INSTAT dhe ia ka dhënë një grupi privat që nuk dihet se kush është dhe ku është.

Sipas nenit 2 Ligjit nr. 17/2018, grumbullimi dhe prodhimi i statistikave shtetërore, ose të dhënave fizike apo elektronike të shtetasve, përpunohen dhe mbahen vetëm brenda mjediseve të INSTAT; ndërsa në nenet Neni 31 e 32 të ligjit, thuhet se INSTAT ruan konfidencialitetin duke pasur dijeni vetëm punonjësit e autorizuar.

Në nenin 9 të Ligjit nr. 140/2020, thuhet se INSTAT, siguron konfidencialitetin e të dhënave të CENS-it për popullsinë e banesat, pa i nxjerrë nga ambientet e institucionit, as para e as pas përpunimit, përveç pas 10 vitesh kur i çon në arkivë.

Por sipas Drejtorit të Agjencisë së Certifikimit e Sigurisë Kibernetike, Igli Tafa, të dhënat e “CENS-2023” nuk janë në INSTAT, por i janë dhënë një pale të tretë jashtë këtij institucioni e jashtë qeverisë, që nuk dihet se cilët janë, nga cili shtet janë dhe ku i po i mbajnë të dhënat.

Pra, 6000 tabletat me të dhënat e mbledhura, nuk janë dorëzuar në INSTAT, si institucioni i autorizuar me ligj që ka bërë CENS-in, por te persona që nuk janë punonjës të INSTAT.

Këtë skandal, SPAK duhet ta hetojë si krim të organizuar shtetëror, i kryer me vetëdije e qëllim falsifikimin e të dhënave të “CENS 2023”; veprim i mbajtur i fshehtë deri tani, por i bërë publik nga drejtori i sigurisë kibernetike.

Përveçse e ndalon ligji, nxjerrjen e të dhënave të CENS-it jashtë institucionit, ato janë çuar të mbahen e përpunohen nga një palë e tretë; kur INSTAT ka punësuar 1200 përpunues vetëm për të dhënat e këtij procesi, dhe ka 243 specialistë të saj e ka marrë afro 17 milionë Euro nga shteti.

Sipas informacionit, pista e vetme e këtij skandali, është kjo: Kryeministri Edi Rama ka urdhëruar Drejtoreshën e INSTAT, Elsa Dhuli, që tabletat me të dhënat e mbledhura për “CENS-2023”, të përpunohen nga një grup jashtë INSTAT.

Më qëllim, që shifra e numrit të popullsisë në Shqipëri dhe numri i të ikurve nga vendi, të deklarohet aq sa e ka urdhëruar Babloku, për të fshehur shpopullimin masiv gjatë 10 viteve të qeverisjes së tij; që sipas informacioneve, thuhet se kanë ngelur 1.5 milionë banorë, nga 2.7 milionë që deklaroi “CENS-2011”./Pamfleti

igli tafa cens-23 instat

Lini një Përgjigje