TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 14:50

“S’ka rëndësi emri, por prova”/ Deklarata e Dumanit për Ramën, deputeti i PS: SPAK-un e sulmon foltorja, jo PS

Shkruar nga Pamfleti
“S’ka rëndësi emri, por prova”/ Deklarata e Dumanit
Edi Rama dhe Altin Dumani

Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, ka komentuar deklaratën e kreut të SPAK, Altin Dumani i cili tha se për të nuk kanë rëndësi emrat, por provat kur bëhen hetime për zyrtarët.

Duke komentuar deklaratën e Altin Dumanit, kreut të SPAK, i cili gjatë takimit ditën e sotme me studentët në Shkodër tha se nuk ka rëndësi emri, i PS apo i PD, por prova dhe se një ditë çdo kush që ka bërë shkelje do përballet me drejtësinë, Koçi tha se e konsideron një deklaratë normale.

Ai shtoi se me krijimin e SPAK, Shqipëra është në një stad të ri të republikës.

“Partia Socialiste e mbështet fort SPAK-un. Me SPAK-un republika jonë është në një stad tjetër, unë e kam konsideruar edhe një republikë të re. Sa i përket ndikimit, drejtuesi aktual i SPAK-ut ka thënë se nuk ndikohet politikisht, ndërsa zëdhëniet politike janë nga të gjitha krahët në varësi të çështjeve të caktuara. Ata që e sulmojnë më shumë SPAK janë Rithemelimi, e kryesisht Sali Berisha, i cili e quajti edhe organizatë kriminale.”,-tha Petro Koçi.

Nga Shkodra, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi sot se objektivat e Prokurorisës së Posaçme ku tha se ka rënë miti i pandëshkueshmërisë dhe zyrtarë të niveleve të larta mund të merren nën hetim.

"Për SPAK nuk ka rëndësi emri, por provat. Ne si strukturë jemi të vëmendshëm ndaj publikimeve në media"  tha Dumani.

 

 

 

petro koçi altin dumani

Lini një Përgjigje