
Seanca në GJKKO për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin është shtyrë sërish. Shkak mungesa e një anëtari të trupës gjykuese.
Në këtë seancë gjyqësore pritej të bëhej mbrojtja e Gjiçit dhe Kaçit, të cilët të dy u përfshinë në një skandal, pas publikimit të një video, ku Gjiçi shfaqej duke kryer marrëdhënie me Kaçin, në zyrën e tij të bashkisë.
Safet Gjici u arrestua më 24 qershor me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa pretendoi se nuk ka shkelur ligjin, por ra pre e një kurthi të ngritur nga ata që nuk e duan.
Ai u arrestua pas video skandalin, ku ai shihet teksa kryen mardhënie intime me Alma Kaçin.
Edhe kjo e fundit është ende nën hetim si e akuzuar për korrupsion aktiv, pasi sipas videos së publikuar, pas aktit seksual i ka kërkuar ish-kryebashkiakut favore në lidhje me një tender për ngritjen e një strehimi për qentë.
Lini një Përgjigje