TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 16:17

Situatë alarmante, del nga shtrati lumi Ishëm në Fushë-Krujë; përmbyten qindra hektarë tokë

Shkruar nga Pamfleti
Situatë alarmante, del nga shtrati lumi Ishëm në
Foto ilustruese

Lumi Ishëm del nga shtrati në Fushë-Krujë

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati në pikat e tij më të dobëta në fshatin Murqinë e mallkuç duke përmbytur qindra hektarë tokë bujqësore e duke bllokuar dy lagje në fshatin Murqine.

Ndërkohë situata për shkak të mosfunksionimit të kanaleve kulluese vijon që të jetë problematike në disa fshatra si Bubqi, Gramza, Derveni, Luzi, Malkuçi, Murqina, Bilaj, ku përpos qindra hektarëve tokë bujqësore që ndodhet nën ujë ka dhe rrugë e akse të përmbytura.

Situatë alarmante, del nga shtrati lumi Ishëm në
Foto nga përmbytjet

Situata nuk ka asnjë lloj përmirësimi pasi nuk ka asnjë ndërhyrje nga ana e strukturave të bashkisë, prefekturës apo emergjencave civile.

Ndërkohë reshjet kanë ndaluar por sipas parashikimeve pritet që të rifillojnë.

permbytje

Lini një Përgjigje