TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 15:27

Gripi dhe virozat mbushin spitalet, ISHP: Mos merrni medikamente pa konsultimin e mjekut!

Shkruar nga Pamfleti
Gripi dhe virozat mbushin spitalet, ISHP: Mos merrni medikamente pa konsultimin
Foto ilustruese

Sipas ISHP, vetëm në javën e parë të janarit janë mbi 13.000 raste

Grumbullimet gjatë festave të fundvitit kanë shtuar djeshëm të rasteve të infeksioneve respiratore në vendin tonë.

Sipas ISHP, vetëm në javën e parë të janarit janë mbi 13.000 raste, të personave të prekur, ndërsa ka patur edhe shtrime.

Mjekët apelojnë për kujdes të shtuar si mënyra më efektive për të frenuar përhapjen.

Nuk përjashtohet gjithashtu edhe prania e variantit K të gripit. Sipas specialisteve ka të njejtat simptoma si gripi zakonshëm por përhapet më lehtë.

Që me shfaqjen e simptomave të para, qytetarët duhet të paraqiten pranë mjekut, për të shmangur përkeqësimin e gjendjes shëndetësore dhe komplikacioneve.

Specialistët këshillojnë gjithashtu shmangien e medikamenteve pa rekomandimin e mjekut.

ishp gripi

Lini një Përgjigje