
Kryeministri Edi Rama ka udhëtuar drejt Parisit, ku do të marrë pjesë në një takim të organizuar nga Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në mbështetje të Ukrainës.
“Përpara samitit të Koalicionit të Vullnetmirëve për Ukrainën, thirrur nga Presidenti Emmanuel Macron në Pallatin Elysée, u takuam me ministrin e Drejtësisë së Francës, Gérald Darmanin, për të folur lidhur me pjesëmarrjen e partnerëve francezë, në grupin e reflektimit mbi problematikat e politikës penale në Shqipëri dhe konsolidimin e draftit të ri të Kodit Penal, në harmoni të plotë me standardet e me praktikat më të mira europiane”, shkroi Rama në rrjetin social.
Duke cituar raporte të Këshillit të Europës, Kryeministri Rama ka kritikuar më herët, paraburgimet në Shqipëri, që sipas tij janë në shifra mbi normalen
Lini një Përgjigje