TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 14:51

Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe prezencë uji në Rrugën e Arbrit 

Shkruar nga Pamfleti
Moti i keq, rrëshqitje dherash dhe prezencë uji në Rrugën e
Probleme ne Rrugen e Arbrit

Reshjet e pandërprera të shiut kanë krijuar probleme edhe në Rrugën e Arbrit.

Në segmentin e Xibrit nga tuneli i Murrizit deri tek tuneli numër dy në fshatin Shkallë ka prezencë të ujit e në disa vende rrëshqitje dherash.

Ndonëse qarkullimi ka vijuar normalisht deri tani, fryrja e tokës si pasojë e reshjeve të pandërprera ka bërë që në shpatet e malit të plasin burime uji që krijojnë shembje të dherave.

Po ashtu, feyrja e zallit të fshatit Xibër - Murriz rrezikon argjinaturën mbrojtëse të rrugës në fshatin Shkallë si dhe rrëmbimin e urës së lagjes "Metaj".

Gjithashtu në tunelin numër 5 të rrugës së Arbrit që del mbi urën e Vashës mungon energjia elektrike në 90% të gjatësisë për shkak të dëmtimit të rrjetit ndriçues.

rruga e arbrit moti i keq

Lini një Përgjigje