TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 13:33

Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë, bllokohen disa akse rrugore

Shkruar nga Pamfleti
Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë, bllokohen disa
Rrëshqitje dherash dhe gurësh në Tropojë,

Reshjet e fundit, në territorin e Bashkisë Tropojë kanë shkaktuar disa problematika në infrastrukturën rrugore.

Në Njësinë Administrative Bujan, Bashkia Tropojë, në fshatin Gegësyen, ka ndodhur rrëshqitje dherash, duke sjellë bllokim të rrugëve.

Mjetet e bashkisë dhe punonjësit e Njësisë Administrative janë në terren dhe po kryejnë ndërhyrje të menjëhershme për normalizimin e situatës.

Në Njësinë Administrative Margegaj, Bashkia Tropojë, ka disa rrëshqitje gurësh në rrugën Dragobi–Valbonë. Firma kontraktore është angazhuar për pastrimin dhe largimin e materialeve nga trupi i rrugës.

Gjithashtu, në aksin Dushaj – Sheshi i Trageteve – Lekbibaj, në kilometrin 4, ka ndodhur një rrëshqitje që ka bllokuar përkohësisht qarkullimin. Po punohet për largimin e materialeve dhe hapjen e pjesës kaluese të rrugës.

 

 

tropoje reshqitje dherash

Lini një Përgjigje