TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 6 Janar 2026, 16:03

Durrësi nën pushtetin e ujit, flet Prefekti Emiljan Jani: Situata drejt normalizimit, kemi evakuuar 60 persona

Shkruar nga Pamfleti
Durrësi nën pushtetin e ujit, flet Prefekti Emiljan Jani: Situata
Prefekti i Durrësit Emiljan Jani

Prefekti i Durrësit Emiljan Jani ka shpjeguar situatën dhe masat që janë marrë për përmbytjet në këtë qark. Jani shtoi se qarku i Durrësit sot pati një situatë të rënduar të rreshjeve me intensitet të lartë që vijuan me orë të tëra. Ai theksoi se janë evakuuar 60 persona nga 18 familje. Sipas tij, situata po shkon drejt normalizimit.

Situata është drejt normalizimit. Durrësi sot u gdhi duke filluar nga mesnata dhe deri në mesin e ditës me një shi të rrëmbyeshëm, me intensitet mbi mesatar ku patëm përmbytje të rrugëve, të banesave, të shtëpive dhe të tokave. Pra, qarku i Durrësit sot pati një situatë të rënduar të rreshjeve me intensitet të lartë që u përfshi me orë të tëra

Deri në momentin që flasim nuk kam një njoftim për normalitet të rrugës të Durrës-Tiranë.  Por deklaroj që situata është drejt normalitetit dhe gjithë strukturat e Emergjencave Civile, duke përfshirë dhe Emergjencat Civile të Tiranës të cilat janë prezent nga mëngjesi i sotëm me mjete dhe me njerëz, jemi në terren për të normalizuar situatën. Krahas saj, ne kemi bërë edhe evakuimin e disa familjeve që e kishin të pamundur qëndrimin brenda në shtëpi. Kemi shfrytëzuar dhe kemi dërguar dy kavalishencat atë të Mbrojtjes dhe të ministrisë së Brendshme, rreth 60 persona nga 18 familje”, shpjegoi Emiljan Jani në një lidhje direkte për OraNews.

durrës moti përmbytjet

Lini një Përgjigje