TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 20:24

Si u zbuluan policët në SKY dhe Enchro Chat?

Shkruar nga Pamfleti

Si u zbuluan policët në SKY dhe Enchro Chat?

Zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari foli për hetimet dhe zbulimet e bisedave në platformave Enchro Chat dhe SKY.

I ftuar në emisionin Real Story, ai tha se kjo ka dalë në dritë nga hetimet e përbashkëta mes  autoriteteve franceze dhe holandeze. Kjo ka çuar më pas në angazhimin e strukturave të Europol dhe Eurojust.

Nga hetimet e përbashkëta që janë bërë nga xhandarmëria franceze dhe holandeze më pas u formalizuan me një ekip të përbashkët hetimesh, kemi përfshirje të Europol dhe Eurojust, përfshirë dhe vende të tjera. Në fillim ishte përdorimi I platformës Enchro Chat.  Llogariten në fakt, nëse i rrëfehemi Enchro, kishte 3 milionë mesazhe në ditë në të gjithë botën”, tha ai.

Ai theksoi se që nga ardhja në detyrë e ministrit Balla, prioriteti kryesor është vetëpastrimi i Policisë së Shtetit, nga aktorët, të cilët e kanë përdorur platformat e sipërpërmendura.

sky ecc

Lini një Përgjigje