TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 18:54

Gjyqtarja la të lirë kriminelin, reagon Gjergj Zefi: Zonja Armela, fakti ishte brenda!

Shkruar nga Pamfleti

Gjyqtarja la të lirë kriminelin, reagon Gjergj Zefi: Zonja Armela,

Prokurori i Tiranës, me të drejtë kërkoi arrest me burg për të arrestuarin duke e klasifikuar veprën penale në Goditje për shkak të detyrës referuar nenit 237/5. Ndërsa Armela, gjyqtarja e masës e la të lirë kriminelin, me argumentin: Mungesë provash! Se çfarë provash kërkon Armela, kur në vendngjarje është regjistruar makina e të pandehurit, një zot e di…

Gazetari Gjergj Zefi ka reaguar për skandalin që ndodhi sot në Gjykatën e Tiranës, pasi gjyqtarja Armela Hasantari la të lirë një prej personave të përfshirë në dhunën fizike ndaj tij 2 muaj më parë.

Policia arrestoi 2 muaj me vonesë pronarin e makinës që u përdor në aktin burracak të 3 tetorit, një i ashtuquajtur Renato Bodurri. Disa persona të porositur nga individë të lidhur me krimin dhe pushtetin, sulmuan editorin e “Pamfletit” në befasi dhe falë kamerave të sigurisë u zbulua se makina që u përdor prej tyre i përket Renato Bodurrit, edhe ky person është i lidhur me klanet kriminale në Elbasan.

Sot ai doli para gjykatës për t'u njohur me masën e sigurisë dhe gjyqtarja Armela Hasantari e la të lirë, duke pretenduar se nuk ka prova. Por gazetari Zefi në reagimin e tij shprehet me ironi se “fakti ishte brenda”, duke treguar një histori në kohën e diktaturës.

Reagimi i Gjergj Zefit

Zonja Armela, fakti ishte brenda…

Kjo është Armela Hasantari, gjyqtare e Gjykatës së Tiranës. Sot ajo la të lirë një nga pjesëtarët e grupit kriminal e burracak që më zunë pritë dhe më goditën duke dalë nga zyrat e redaksisë së gazetës ‘Pamfleti’, pasditen e 3 Tetorit. Më lanë pa ndjenja në rrugë dhe u larguan. Kamerat e sigurisë regjistruan makinën në vendngjarje, targën dhe të dhënat e saj. Pas shumë ‘mundimeve’ policia arriti të arrestonte pronarin e makinës. Njëfarë Renato Bodurri, pjesëtar i një grupi të rrezikshëm kriminal në Elbasan.

Prokurori i Tiranës, me të drejtë kërkoi arrest me burg për të arrestuarin duke e klasifikuar veprën penale në Goditje për shkak të detyrës referuar nenit 237/5.

Ndërsa Armela, gjyqtarja e masës e la të lirë kriminelin, me argumentin: Mungesë provash! Se çfarë provash kërkon Armela, kur në vendngjarje është regjistruar makina e të pandehurit, një zot e di…

Dhe mua m'u kujtua një ngjarje e ndodhur në vitet e fundit të regjimit të Hoxhës…

Një burrë kishte zënë në flagrancë gruan duke u palluar me sekretarin e Partisë. E regjistroi çështjen në Gjykatë për divorc. Por gjyqtari që mbante hapur anën e sekretarit të partisë, nuk e ndante duke këmbëngulur që nuk ke fakte…

I shkreti njeri, që po i plaste buzën, iu kthye gjyqtarit dhe i tha: Çfarë kërkoni shoku gjykatës?! Fakti ishte brenda!

 

Lini një Përgjigje