TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 18:39

Policia “kokë e këmbë” e lidhur me krimin, Balla jep sinjale për të tjerë emra të goditur nga prokuroria dhe AMP

Shkruar nga Pamfleti

Policia “kokë e këmbë” e lidhur me krimin, Balla jep

Pas operacioneve të fundit të SPAK, ku punonjës dhe ish-punonjës të policisë janë arrestuar pasi kanë bashkëpunuar me krimin, ministri i Brendshëm, Taulant Balla, tha se po kryhet një vetëpastrim në polici.

Gjatë takimit të sotëm në Gjirokastër të ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, me David Wisner, i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së, Balla tha se ka ardhur koha që çdo punonjës i Policisë së Shtetit të zgjedhë mes uniformës, zbatimit të ligjit apo bashkëveprimit me krimin.

Nga Pika e Kalimit Kufitar e Kakavijës, ai theksoi se vetëpastrimi në Policinë e Shtetit duhet të vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike për të rritur besimin e qytetarëve tek uniformat blu.

“Procesin e vetëpastrimit në Policinë e Shtetit duhet ta vazhdojmë çdo ditë në mënyrë sistematike, për ta çuar këtë proces në një nivel tjetër. Sepse në një nivel tjetër duhet të çojmë besueshmërinë e qytetarëve shqiptarë tek Policia. Sa më shumë luftojmë korrupsionin brenda policisë së Shtetit, aq më shumë rritet besimi i qytetarëve”, theksoi Balla nga Gjirokastra. 

Duke iu drejtuar forcave kufitare në jug të vendit, ministri u ndal tek rasti i arrestimit të një zyrtari policie në Kapshticë.

“Para pak ditësh AMP në bashkëpunim me Prokurorinë goditën një rast që nuk është i vetëm, brenda nesh, që me uniformën e Policisë së Shtetit bashkëpunonte me krimin në trafik të lëndëve narkotike. Do të jemi shumë të fortë, shumë të ashpër për të luftuar këtë fenomen në Policinë e Shtetit në gjithë këto vite, pa asnjë tolerancë sepse synimi ynë është që ta bëjmë Policinë e Shtetit institucionin më të besuar në këtë vend”, tha ai.

Një ditë më parë, ministri Balla firmosi urdhrin që ka bashkëlidhur formularin për vetëdeklarim të çdo punonjësi policie, nëse ka patur akses në aplikacionet SKY ECC/Encro Chat.

taulant balla sky ecc

Lini një Përgjigje