TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Dhjetor 2023, 19:35

Ndriçohet Tirana, ndizen dritat e pemës në sheshin “Skëndërbej”

Shkruar nga Pamfleti

Ndriçohet Tirana, ndizen dritat e pemës në sheshin

Tirana ndezi dritat e pemës ditën e sotme duke i dhënë mirëseardhjen festave të fundvitit. Siç është bërë traditë tashmë prej shumë vitesh, sheshi “Skënderbej” është ndriçuar nga qindra drita të pemës së Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Për një muaj, në shesh do të ketë lojëra për fëmijë, shtëpi prej druri dhe një atmosferë të mrekullueshme festash, ku do mund të argëtohen fëmijët dhe jo vetëm.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka njoftuar nisjen e këtij sezoni të vitit nëpërmjet një postimi në Facebook.

“Përveç dritave të festave, uroj që të ndezim edhe dritat e shpirtit, e ti mbajmë ato ndezur. Është e rëndësishme që këto festa të kenë dashuri pa fund”, tha kryebashkiaku Veliaj teksa ftoi të gjithë qytetarët që të ndihmojnë sa të munden njerëzit që nuk kanë nevojë për të festuar të gjithë së bashku.

skenderbej drita peme tirane

Lini një Përgjigje