TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 1 Shkurt 2024, 22:14

Si u votua Reforma në Drejtësi në 2016? Anduena Llabani: Deputetët që nuk donin ta votonin u morën peng

Shkruar nga Pamfleti

Si u votua Reforma në Drejtësi në 2016? Anduena Llabani:

Gazetarja Anduena Llabani duke folur mbi funksionimin e drejtësisë në vend rikujtoi votimin e Reformës në Drejtësi në vitin 2016.

Llabani deklaroi se asokohe deputetët që nuk donin ta votonin janë marrë peng.

“Po e them këtë me përgjegjësi individuale, janë marrë deputetë peng për të votuar Reformën në Drejtësi. Kjo ka ndodhur sepse ndërkombëtarët e vendosën se reforma duhet të votohet. Në atë kohë ka pasur edhe përplasje individuale mes deputetëve që e kanë kundërshtuar reformën. Për këtë është dashur që një grup deputetësh kanë marrë kolegë të tyre peng për të votuar këtë reformë që nuk ishte e mirë për asnjë prej partive”, tha Llabani.

Ndërsa sa i takon procedimeve penale, Llabani tha se sot kemi 68 raste vetëm për korrupsion të zyrtarëve të lartë.

Gazetarja ka vlerësuar mes të gjithëve Altin Dumanin duke thënë se ndoshta është i vetëm në këtë luftë.

“Kemi 68 procedime penale vetëm për korrupsion në nivele të larta të zyrtarëve. Por mendoj se ndoshta Altin Dumani aty është i vetëm. Janë shumë pak ‘Altin Dumanë’ dhe të tjerët janë persona që mund të jenë në kontakt me politikën dhe nën presionin e politikës”, tha Llabani për Report Tv.

anduena llabani

Lini një Përgjigje