Një deklaratë e Artur Meçollarit ka rikthyer në vëmendje skandalet me radarët. Nga një sistem i ndërtuar dhe i integruar me SHBA, projektet kanë kaluar në kontrata pa transparencë dhe me probleme integrimi teknik. Historia përfshin tendera të kontestuar, ndërprerje të mirëmbajtjes që nga viti 2021 dhe një kontratë të fundit pa garë të hapur. Çështja nuk mbetet vetëm teknike, por ngre pikëpyetje për vendimmarrjen në sigurinë kombëtare dhe raportet me partnerët strategjikë.
Një deklaratë e ish-zëvendëskomandantit të Forcave Detare, Artur Meçollari, ka rikthyer në qendër një histori që nis mbi 15 vite më parë dhe përfundon te kontrata e fundit me kompaninë franceze “Thales”. Sipas tij, largimi i ministrit Pirro Vengu shmangu një përplasje diplomatike me SHBA, pas përjashtimit të kompanisë amerikane Lockheed Martin nga projektet strategjike të radarëve.
Deklarata lidhet me një moment konkret publik: pyetja e një gazetareje të “Le Point” drejtuar Edi Ramës, ku kërkohej sqarim nëse Shqipëria kishte favorizuar kompaninë franceze në kurriz të partnerit amerikan në sektorin e sigurisë.
Kjo pyetje nuk është episod i izoluar. Ajo lidhet me një seri vendimesh që kanë ndryshuar arkitekturën e mbikëqyrjes ajrore dhe detare në Shqipëri.
2010–2020: sistemi ndërtohet nga Lockheed Martin
Në vitin 2010, kompania amerikane Lockheed Martin ndërtoi sistemin e integruar të vëzhgimit të hapësirës detare. Ky sistem përbënte bazën e kontrollit të kufirit detar dhe ishte pjesë e standardeve të NATO-s.
Në vitin 2020, Shqipëria firmosi një tjetër kontratë me të njëjtën kompani për sistemin e radarëve ajrorë TPS-77, me vlerë rreth 22 milionë dollarë. Radari u vendos në Mjedë dhe u bë funksional në nëntor 2020. Kontrata përfshinte instalimin, mirëmbajtjen, pjesët e këmbimit dhe trajnimin e personelit shqiptar.
Ky ishte një projekt i plotë, i integruar dhe i lidhur me partneritetin strategjik me SHBA.
2011–2015: ndërhyrjet e para dhe prishja e sistemit të mirëmbajtjes
Paralelisht me këtë bashkëpunim, nisën ndërhyrjet në mirëmbajtjen e sistemit.
Në vitin 2011, mirëmbajtja e radarëve detarë kaloi nga Lockheed Martin te kompania shqiptare “Idea Tel”, përmes një tenderi të klasifikuar. Kontrata katërmujore kushtoi 487 mijë dollarë, ndërsa një vit më parë Lockheed Martin e kishte kryer të njëjtin shërbim për 330 mijë dollarë.
Auditimet e Ministrisë së Mbrojtjes konstatuan shkelje financiare dhe probleme në zbatimin e kontratës. Kontrolli teknik tregoi se një pjesë e radarëve nuk funksiononin siç duhet.
Në vitin 2013, një tjetër tender u anulua dhe u ribë me fond të rritur nga 560 mijë në 850 mijë dollarë. Procedura u zhvillua pa garë të hapur dhe Lockheed Martin u përjashtua. Kontrata përfundoi sërish te operatorë të përzgjedhur nga vetë ministria.
Në vitin 2015, Kontrolli i Lartë i Shtetit konstatoi se procedurat ishin të paligjshme dhe se duhej të ishte përfshirë kompania ndërtuese e sistemit.
Kjo periudhë shënon pikën e parë të largimit gradual të amerikanëve nga mirëmbajtja e sistemit.
2021: ndërprerja e mirëmbajtjes dhe boshllëku teknik
Sipas të dhënave të publikuara, që nga viti 2021, sistemet e ndërtuara nga Lockheed Martin, si ai detar ashtu edhe radari i Mjedës, nuk mirëmbahen më nga kompania prodhuese.
Kjo krijon një boshllëk teknik: sistemet mbeten pa suport zyrtar, ndërsa çdo ndërhyrje e re bëhet pa garanci për integrim dhe funksionalitet të plotë.
Në këtë fazë, problemi nuk është më vetëm financiar, por operacional.
2025: kontrata me “Thales” dhe mungesa e transparencës
Në 20 qershor 2025, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu firmosi në Paris një marrëveshje me kompaninë franceze “Thales” për furnizimin me radarin Ground Master 400 Alpha.
Kontrata u njoftua nga vetë kompania, ndërsa në sistemin shqiptar të prokurimeve nuk rezulton një procedurë e hapur për këtë blerje.
Radari ka kapacitet zbulimi deri në 515 km dhe parashikohet të dorëzohet brenda 14 muajve. Por kontrata nuk shoqërohet me një dokument publik mbi koston totale dhe kushtet e integrimit me sistemet ekzistuese.
Problemi i integrimit: tre sisteme, pa një arkitekturë të qartë
Shqipëria aktualisht ka:
-sistemin detar të ndërtuar nga Lockheed Martin
-radarin ajror të Mjedës, gjithashtu nga Lockheed Martin
-një radar të ri nga “Thales”
Sipas Meçollarit, integrimi i këtyre sistemeve mbetet problematik.
Kjo lidhet me standardet teknike dhe softuerike, të cilat nuk janë automatikisht të përputhshme mes prodhuesve të ndryshëm. Në mungesë të mirëmbajtjes nga prodhuesi fillestar, rreziku rritet.
Dimensioni diplomatik
Përjashtimi i një kompanie amerikane nga një sistem i ndërtuar prej saj dhe zëvendësimi me një operator tjetër nuk është vetëm çështje teknike.
Në kontekstin e NATO-s, interoperabiliteti dhe besueshmëria mes partnerëve janë elementë kyç. Ndryshimi i kursit pa transparencë dhe pa një strategji të qartë ngre pikëpyetje për koordinimin me aleatët.
Nga një sistem i ndërtuar dhe i mirëmbajtur nga Lockheed Martin, Shqipëria ka kaluar në një model të fragmentuar, me kontrata të paqarta dhe me operatorë të ndryshëm.
Pyetja nuk është vetëm pse u zgjodh “Thales”. Pyetja është pse u ndërpre bashkëpunimi me kompaninë që ndërtoi sistemin dhe pse kjo u bë pa një proces transparent dhe pa një plan të qartë integrimi. /Pamfleti
Pirro Vengu mercenar i vorioleshve. Ky bastard shtetas grek si u ngjit kaq larte?!
Po rri o trap kosovar e mbylle gojen! Lekt shpenzojini per Kerre turke..
Pse ha tum kaq shume, o "kulture" vorioleshe sllavomongole!? Ne cilin vend te fqinjëve do te behej minister nje shtetas i huaj? O tru shtaze, mendje barklope, qelbesire e padronve tuaj qelbesira!
Sepse vendimarrësit janë frankofonë. Me lidhje Greko-Serbe - Ruse dhe Ndregaliste. Sepse kontrollin ajror duhet ta mbikqyrin Grekët dhe Italianët.
Kaq e do Shqipërinë Vengu bastardi, nuk hoqi dore nga te qenit shtetas grek-sllavomongol. Kjo qelbesire cfare do qe merr pagave e taksapaguesve shqiptar gjersa me bindje rri si grek=sllavomongol antishqiptar. Ik qelbesire nga djersa e shqiptarve. !
NUk di gje per orientimin grek te Vengut, por thales me te vertete eshte i kategorise se larte!
Futja kot. Kur i ke te gjitha vezet me nje kaçile thyhen kollaj. Ndaj duhet me pas shumellojshmeri.
Edge nje buf pulash e kupton trekendeshin Paris - Beograd - Tirane të shitjes e blerjes se armatimit. Tirana ka si dorezenes Beogradin për të blere armatim Francez.