TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Mars 2024, 22:54

“Si e ke marrë ti atë pronën në Himarë?”, Ardit Bido përplaset me Marin Sulin e OMONIA-s

Shkruar nga Pamfleti

“Si e ke marrë ti atë pronën në Himarë?”,

Drejtori i arkivave Ardit Bido dhe sekretari i OMONIA-s Marin Suli kanë debatuar këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania lidhur me arrestimin e Jorgo Goros.

Sipas Sulit, nuk duhet që vepra penale e tjetërsimit të pronës të quhet “shpërdorim detyre” pasi sipas tij ajo është vjedhje e pastër.

Nga ana tjetër Bido tha se historitë me AMTP të falsifikuara ka me shumicë, dhe i takon prokurorisë që të thotë se kush ka bërë falsifikimin dhe kush ka bërë vjedhjen, ndërsa pyeti edhe sekretarin e OMONIA-s “Si i ke marrë ti pronat në Livadh?”

Pjesë nga debati:

Marin Suli: Tjetrit i kanë vjedhur 500 metra ditën me diell, ti thua “shpërdorim detyre”

Ardit Bido: ti si e ke marrë atë tokën tënde në Livadh që punon?

Marin Suli: S’kam asnjë metër toke në livadh. Unë s’kam pronë jam qiraxhi në Livadh. Të kanë informuar keq.

Ardit Bido: Ti ke prona në Livadh, histori të falsifikuara me AMTP në këtë vend janë me shumicë dhe që nga ky moment ti të thuash emrin konkret kush e ka falsifikuar kush e ka bërë vjedhjen, kush ka bërë krimin e organizuar, për këtë është prokuroria.

Lini një Përgjigje