
Analisti Neritan Sejamini, duke folur për forcimin e lekut dhe rënien e fortë të euros, deklaroi se shumica e biznesmenëve shqiptarë janë kriminelë.
I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ai tha se shumica e ndërtuesve shqiptarë janë njerëz të dënuar jashtë Shqipërisë dhe këta janë edhe kontraktues të mëdhenj të fondeve publike. Sipas tij shumica e tyre janë në fushën e ndërtimit.
“Biznesmenët shqiptarë, shumica janë kriminelë. Ti e di shumë mirë se kush është arrestuar dhe çfarë kanë mbrapa. Janë të lidhur me krimin, janë njerëz të drogës që ndërtojnë. Shumica e ndërtuesve shqiptarë janë njerëz të dënuar jashtë Shqipërisë. Ke trafikantë të dënuar me dhjetra vjet që janë ndërtues të mëdhenj në Shqipëri. Dhe janë kontraktues të mëdhenj të fondeve publike.
Krimi në Shqipëri lulëzon sepse qeveria u ka krijuar kushtet që krimi t’i pastrojë paratë pa patur pasoja legale. Shumica e kullave që ndërtohen në mes të Tiranës kushtojnë 100-120 milionë euro pa patur asnjë kokërr leku në llogari bankare nga kompani që nuk kanë asnjë aktivitet. 90 për qind e ndërtuesve nuk kanë asnjë aktivitet financiar, asnjë llogari bankare”,tha Sejamini, ndër të tjera.
Lini një Përgjigje