
Avokati Spartak Ngjela deklaroi se politika amerikane do e shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni që ka shkuara deri në majat më të larta të shtetit.
I ftuar në emisionin “360 gradë’ në ABC News, Ngjela u shpreh se SPAK do të vazhdojë goditjet ndaj politikanëve të korruptuar dhe se kjo nuk ka kthim mbrapa.
Sipas Ngjelës, vendi është pa opozitë për shkak të ish kryeministrit Sali Berisha, i cili nëse do të ishte tërhequr më parë nga politika, do të kishte shpëtuar PD-në.
“Skenar amerikan është edhe kjo. Blinkeni tha, që ne do ta shpëtojmë Shqipërinë nga korrupsioni. Jam në dijeni, SPAK e kanë ndërtuar amerikanët, edhe ligjin e bënë amerikanët, edhe atë e drejtojnë ata me ekspertë. Shkoni në SPAK. Nuk ka tërheqje mbrapa. Nuk më besonit kur e thoja. Do vazhdojë loja. Unë e njoh mirë procedurën amerikane. Nuk shkon procedura amerikane me fushatë, i merr provat deri në fund. SPAK ka filluar dhe unë them se politika amerikane do e shpëtojë Shqipërinë nga korrupsioni.
Ca shqetësimi? Ti thua që fshatrat e Tiranës do mundin Amerikën? A jeni në vete? Çfarë do bëhet atje? E ka arrestuar SPAK Saliun. Çfarë proteste do mbajnë ata? Do mbajnë fjalime dhe do ikin në në shtëpi. Ju mendoni se do të ketë revolucion? Vendi është pa opozitë sepse e ka lënë Saliu pa opozitë. Është non grata në SHBA, nuk mund të ishte në një parti të djathtë në Shqipëri. Ai vazhdoi, por të ishte i zgjuar mund të ishte tërhequr. E ka arrestuar SPAK, nuk e ka arrestuar pushteti gjyqësor ordiner. Kjo është opztimizëm për këdo që është kundër korrupsionit, për të ardhmen e Shqipërisë”, theksoi Ngjela.
Lini një Përgjigje