Seanca gjyqësore për ekstradimin e ish luftëtarit të UÇK-së, Dritan Goxhaj është shtyrë për në datën 19 shtator.
Seanca u shty për shkak se avokatët mbrojtës kërkuan zëvendësimin e gjyqtares Alma Kolgjoka me argumentin se është në konflikt interesi për të shqyrtuar kërkesën për ekstradim.
Një prokuror i huaj ndërkombëtar ka marrë pjesë në seancëne sotme gjyqësore
Ky i fundit mbron kërkesën për ekstradim për t’u përballur me akuzat, për të cilat është lëshuar edhe një urdhër arresti.
Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës.
Pak ditë më parë e rrëzoi sërish kërkesën për lirimin e tij.
Lini një Përgjigje