TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2023, 09:38

"Shqiptarët akuzohen për krime që nuk i kanë bërë", aktivisti shqiptar në Athinë: 6 viktimat ishin turq, ka pasur përplasje mes bandave

Shkruar nga Pamfleti

"Shqiptarët akuzohen për krime që nuk i kanë

Etmond Guri, përfaqësues i shqiptarëve në Greqi foli për masakrën në Athinë ku mbetën të vrarë 6 persona.

I ftuar në Oranews, Guri thekson se viktimat janë turq dhe jo shqiptarë siç u raportua në mediat greke.

"Në njoftim nuk e dimë pse mediat folën për shqiptarët. Në rastin konkret autoritetet nuk thanë që ishin shqiptarë viktimat. Ishin mediat greke që raportuan fillimisht se viktimat ishin shqiptarë. Shpesh herë shqiptarët janë akuzuar për krime që nuk i kanë bërë. Nuk ka përgënjështrim të lajmit që shqiptarët janë viktima.

Viktimat janë shtetas turq dhe jo shqiptarë. Sipas mediave greke, sipas dokumeteve të gjetura viktimat janë shtetas turq që jetojnë në Francë. Viktimat u gjendën brenda dhe jashtë makinës, kanë pasur përplasje mes bandave", tha ndër të tjera Guri.

krim 6 vitkima banda

Lini një Përgjigje