
Analisti Frrok Çupi ka komentuar reagimet lidhur me propozimin për krijimin e një shteti të ri Bektashi në Tiranë.
Çupi tha e deklarata e bërë nga kryeministri Edi Rama për shtetin Bektashi nuk është fetare. Ai theksoi se kjo duhet gjithashtu të sqarohet se çfarë forme do të ketë ky shtet.
Analisti u shpreh se harmonia fetare ka veçanti të jashtëzakonshme sepse religjionet në Shqipëri janë pranuar që në themel nga njëri-tjetri.
“Për një deklaratë që ka kryer kryeministri në New York po bëhet diskutimi me themel. Është marrëzi. Deklarata e kryeministrit nuk është fetare, është politike është kryer në New York dhe në OKB. Ne nuk dimë akoma dhe nuk na e ka thënë njeri se çfarë është ky shtet dhe çfarë forme ka ky shtet? Për të ndërtuar një shtet, që është një arkitekturë e vështirë, duhet gjithashtu të sqarohet se çfarë është ky shtet? Thuhet që do të jetë shtet, por nuk përcaktohen elementet e shtetit…Tek ne harmonia fetare ka veçanti të jashtëzakonshme sepse religjionet në Shqipëri janë pranuar që në themel nga njëri-tjetri. Asnjëherë katolitët nuk kanë thënë se nuk e duam myslimanin pranë meje dhe asnjëherë myslimanët nuk ka thënë se nuk e dua katolikun pranë meje dhe këtë nuk e ka bërë politika. Por në këtë rast manifestohet për një gjë që është akoma projektet politik. Është aktivitet administrativ…”, tha Frrok Çupi për “Abc News”.
Lini një Përgjigje