TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 19:14

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Shkodër, Benet Beci apel qytetarëve të shmangin daljet e panevojshme (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Shkodër, Benet Beci apel

Qyteti i Shkodrës është përfshirë nga reshje të dendura shiu pasditen e sotme. Për pasojë zona e Pedonales dhe disa rrugë të qytetit janë mbuluar nga uji.

Kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale për situatën, duke iu bërë thirrje qytetarëve që të dalin nga banesat vetëm për arsye të domosdoshme.

Prej 2 orësh i gjithë territori i Bashkisë Shkodër është përfshirë nga mot me reshje me intensitet të lartë dhe erëra të forta.

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Shkodër, Benet Beci apel

Si pasojë në disa segmente rrugore në qytet dhe fshat ka prezencë uji.

Grupet e ujësjellësit dhe të ndërmarrjeve të Bashkisë Shkodër janë ne terren për të monitoruar situatën dhe për t’i ardhur në ndihmë banorëve.

Ju bëjmë apel që gjatë këtyre orëve të evitoni daljet nga banesat, vetëm për arsye të domosdoshme.

Për çdo problematikë grupet tona janë në terren dhe për çdo rast emergjent kontaktoni në numrin 128”, shkruan Beci.

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Shkodër, Benet Beci apel

Stuhi dhe reshje të dendura shiu në Shkodër, Benet Beci apel

Lini një Përgjigje