TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 17:22

Berisha dhe Malltezi shmangin përballjen me SPAK, dërgojnë nesër avokatët për të firmosur aktet

Shkruar nga Pamfleti

Berisha dhe Malltezi shmangin përballjen me SPAK, dërgojnë

Ish kryeministri Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, nuk do paraqiten nesër në SPAK për të firmosur mbylljen e hetimeve, para se çështja t’i dërgohet GJKKO-së për proces.

Ata kanë shmangur SPAK ndërsa mësohet se do të dërgojnë avokatët për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme.

Deri tani janë marrë të pandehur 5 persona për dosjen “Partizani”, lidhur me aferën e privazitimit të kompleksit sportiv dhe më pas ndërtimin e 19 kullave.

Dosja prej 500 faqesh është përpiluar nga prokurorët e SPAK Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai.

Pasi dosja shkon në GJKKO, gjyqtari për seancën paraprake do të zgjidhet me short elektronik. Ai do të vendosë nëse dosja do të kalojë për gjykim apo do ta kthejë në SPAK për hetime të mëtejshme. Nëse gjyqtari pranon aktet e dosjes së SPAK, atëherë gjyqi cilësohet i çelur dhe nis shqyrtimi në themel me seanca në vijim dhe trup gjykuese.

Berisha dhe Malltezi vijojnë të jetë nën masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Lini një Përgjigje