
Projekti i kryeministrit Edi Rama për të krijuar një Vatikan brenda Tiranës ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave greke. Lajmi mori dhenë kudo dhe nuk ishte si të mos mbërrite as në Athinë.
Por, sikundër jemi mësuar, mediat greke ecin sipas interesave të tyre, teksa pretendojnë se kemi të bëjmë me një projekt shqiptaro-turk. Ndonëse shumë analistët dhe mediat turke shprehen se ky skenar mund të krijojë përplasje me Erdoganin, “Ta Nea” shkruan se ky shtet krijohet me mbështetjen e presidentit turk.
“Cili është Urdhri Bektashi që dëshiron ta mbrojë kryeministri shqiptar me ndihmën e presidentit turk”, thekson artikulli.
Ndërsa “Proto Thema” thotë të kundërtën. Artikulli ju referohet deklaratave të kreut të Federatës së Alevitëve të Turqisë, Zeynel Abedin Koç, sipas të cilit bektashinjtë e Turqisë nuk miratojnë në asnjë mënyrë një shtet që bazohet në një besim dhe për më tepër në Shqipëri ku jetojnë rreth 115 mijë bektashinj, ose 5% të popullsisë së vendit.
“Si alevitë që jetojmë në Turqi, ne mbajmë qëndrimin tonë në favor të laicizmit. Bektashizmi është një sistem besimi me origjinë nga Turqia” – ka thënë ai.
Lini një Përgjigje