TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Shtator 2024, 16:33

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jorgo Goro

Shkruar nga Pamfleti

Kërkoi masë më të lehtë sigurie, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të bashkisë Himarë për masë më të butë sigurie.

Jorgo Goro kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masë më të lehtë sigurie se ajo e “arrest me burg”, por Gjykata nuk e ka pranuar.

Ish-kryebashkiaku akuzohet nga SPAK për “Shpërdorim detyre” në bashkëpunim, teksa u arrestua në muajin mars të këtij viti.

Aktualisht ndaj Goros janë caktuar dy masa sigurie për tjetërsim prone dhe refuzim për deklarim e mosdeklarim të pasurisë. 

Ish-kryebashkiaku ka tjetërsuar 10 mijë m2 tokë në Himarë.

Hetimet e SPAK treguan se Goro në bashkëpunim me Jerasimo Bushin, përcollën pranë organeve kompetente dokumente të falsifikuara duke bërë të mundur regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore, në pronësi të shtetit, në favor të subjektit privat, në pronësi të Foto Mëhillit, i ati i Stavri Mëhillit.

Pas kësaj procedure, të dy ata kanë vijuar me transaksionet për të regjistruar sipërfaqen e tokës në emër të një shoqërie private me përfaqësues Artan Gaçin.

Në total janë dy sipërfaqe toke të tjetërsuara, të dyja rreth 10 mije m2 e cila është sekuestruar me vendim të GJKKO. Paralelisht, Prokuroria e Posaçme kreu edhe një hetim pasuror për Jorgo Goron.

Lini një Përgjigje