
Shoqata fetare dhe shoqëria civile po protestojnë para Komunitetit Musliman, pas propozimit të kryeministrit Rama për krijimin e një shteti sovran të “Urdhrit Bektashi” .
Një grup shoqatash islame si Mexhlis, TUMED, Thirrja në Mirësi, Unioni Shqiptar i Teologeve dhe Palestina e Lirë po protestojnë duke kundërshtuar krijimin e "Shtetit Bektashi" në Tiranë.
Protestuesit mbajnë në duar pankartat ku shkruhet shqip dhe anglisht “Jo në emrin tim” ndërsa thërrasin:"Stop marrëveshjes me genocidin".
Në protestë fokusi do të jetë tek propozimi i fundit për ngritjen e një shteti islam bektashian brenda Shqipërisë, si dhe do të dënohet edhe takimi i nënkryetarit të Komunitetit Mysliman me presidentin e Izraelit, Isack Herzog, gjatë vizitës në vendin tonë më 12 shtator.
“Në Palestinë po kryhet gjenocid. Nënkryetari i Komunitetit Mysliman dhe kryeministri i Shqipërisë presin dhe mbështesin presidentin e shtetit gjenocidal", shkruhej në njoftimin paraprak.
Në protestë pjesëmarrja është e vogël ndërsa vihet re dhe prezencë e policisë.
Ndër të tjera komunitetet myslimane sot dolën në protestë edhe kundër krerëve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të cilët sipas tyre përfaqësojnë interesat e biznesmenit turk në SHBA, Fetullah Gylen, i cili është kërkohet nga Turqia dhe njihet si armik i Erdogan.
Në fjalën e tij, një prej përfaqësuesve të protestës sot, tregoi arsyet kundër ngritjes së shtetit bektashi.
"Baba Mondi, ky person nuk përfaqëson myslimanët bektashi shqiptare. Ai është bërë levë dhe mashë në duart e Izraelit. Ai merr pjesë në takimet me përfaqësues të Izraelit dhe i falenderon për mirësitë. Teqen e bektashinjve e ka bërë sallë pritje për oficerët dhe ushtarët izraelit. Bashkë me kryeministrin Rama u përzi në projekt të rrezikshëm tradhëtie për kombin dhe shtetin shqiptar. Projekt që nuk i dihet nga e ka burimin. Shtet brenda shteti me bazë fetare shkel kushtetutën dhe cënon harmoninë fetare", shprehet Florian Arapi.
Lini një Përgjigje