
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vdekjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku në një vjetorin e vrasjes së tij në krye të detyrës. Sot, 1 vit nga sulmi terrorist në manastirin e Banjskës në veri të Kosovës.
Ministria e Jashtme shkruan se Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Në reagimin e saj, MEPJ shprehet se është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë.
Ministria e Jashtme thekson se Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi.
“Sot mbushet një vit nga sulmi terrorist i grupit të armatosur serb në Banjskë, ku mbeti i vrarë rreshteri policor i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.
Duke kujtuar me nderim, sakrificën e Afrim Bunjakut, Shqipëria mbështet Kosovën në përpjekjet dhe arritjet e saj, për vendosjen e sundimit të ligjit në të gjithë territorin e vendit.
Është e papranueshme që autorët përgjegjës të këtij krimi mbeten ende të lirë. Drejtësia duhet të vihet në vend pa vonesa dhe justifikime.
Shqipëria mirëpret vendimin e Prokurorisë së Kosovës, për të ngritur aktakuzë kundër të dyshuarve për organizim dhe kryerje të këtij sulmi brutal. Llogaridhënia është element kyç për parandalimin e përshkallëzimeve dhe konsolidimin e paqes në të gjithë rajonin”, shkruan ministria e Jashtme.
Lini një Përgjigje