
Lindja e një shteti të ri brenda republikës së Shqipërisë e hedhur si tezë në Kombet e Bashkuara prej kryeministrit Rama ka nxitur mjaft debat në vend.
Në qendër të këtij shteti është sekti i bektashinjve dhe kryegjyshi i bektashinjve të gjithë botës Baba Mondi me selinë tek Kryegjyshata e bektashinjve në Shkozë të Tiranës.
Në ‘Frontline Interview’ i ftuar ishte pastori Akil Pano, që përfaqëson një komunitetin e ungjillorëve në Shqipëri. Pastori u shpreh për Marsela Karapançon se kryeministri jonë zgjedh mediat e huaja për të komunikuar shqiptarëve teza të tilla që cënojnë territorialitetin.
“Në këtë marri deri në kufijtë se të pabesueshmes jemi rrëmbyer. Graviteti i kësaj ngjarjeje duhet trajtuar me seriozitet. Jemi përballë faktit. Projekt i publikuar prej Kryeministrit në fjalën e tij në OKB. Nju Jork Times ndërtoi narrativën. Kryeministri zgjedh mediat e huaja për të komunikuar me shqiptarët. Edhe në rastin e ngritjes së kampit në Lezhë e dëgjuam nga mediat italiane. Dëgjojmë të flitet nga mediat amerikane. Ndërton narrativën e një fakti që e publikon pa dhënë detaje me kë është konsultuar se a vlen të pyeten krerët e komuniteteve fetare. A mundet të konsultohet me këtë tek faktori publik. Por mënyra e tij tejet arrogante, më së pari kushtetutës i bëhet atentat”, tha ai
Pastori e cilëson këtë nismë të Ramës si atentat ndaj Kushtetutës. Sipas tij, dhunimi i rendit kushtetues konsiderohet tradhti kombëtare
“Atentat sovranitetit të vendit tonë. Ka më shumë politikë se sa fe. Nga historia jonë edhe zgjedhjet presidenciale, kemi parë trafikim votash. Nuk është çudi e madhe. Kemi të bëjmë me tjetërsimin e sovranitetit të republikës së Shqipërisë. Dhunimi i rendit kushtetues konsiderohet tradhti kombëtare. Kodi penal të çon deri në burgim të përjetshëm. Në këtë moment një grup besimtarësh po proteston tek Komuniteti Mysliman i Shqipërisë. Mbase kanë pritur një deklaratë nga KMSH më herët, që erdhi dje. Që ishte e plotë. Bashkëjetesa përmes projektit të zotit Rama, kryeministri tha partnerët tanë nuk dinë gjë. Nuk dua të ngre pandehma, por fakti enturazhi i tij ishte në padijeni. Ka dhe një lloj inkoherence, ditën e parë kur ky projekt kryegjyshi u pyet nëse kishte dijeni dhe tha që nuk kishte. Pas disa orësh kishin nisur diskutimet për ngjyrën e pasaportës. Dhe një faqe online që ka cilësimin .gov. Kemi zhvillim të shpejtë”, tha ai
Më tej pastori theksoi se ndoshta po tentohet të zhvendoset vëmendja prej zullumeve të qeverisë. Sipas tij mund të cenohet Shqipëria pasi pavarësi mund të kërkojnë edhe ata që përdorin tezën e vorio-epirit në jug.
Lini një Përgjigje