TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Prill 2025, 07:20

Shqipëria s’ka sekrete, vetëm me një çështje intime mund të bësh shantazh!

Shkruar nga Pamfleti
Shqipëria s’ka sekrete, vetëm me një çështje
Gazetari Sokol Bregu

Në Shqipëri janë instaluar 7 pajisje DPI (Deep Packet Inspection), të afta për të analizuar dhe kontrolluar në detaje informacionet që qarkullojnë në internet.

Këto pajisje, secila me një kosto mbi 100 mijë euro, janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok. Megjithatë asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës.

Gazetari Sokol Bregu, i ftuar në “Quo Vadis” tha se nuk ka nevojë për pajisje përgjuese pasi në Shqipëri nuk ka më sekrete. Ai u ndal edhe te puna e SPAK dhe tha se kjo prokurori ka dy gabime, nuk kupton se çfarë është liria dhe çfarë është një shtet demokratik.

'Shqipëria nuk ka nevojë për sekrete, sekretet janë në shesh. Diçka në lidhje me çështjet intime, këto mund të jenë një formë shantazhi. Vetëm këto janë shantazh në Shqipëri. Në konceptin tim kjo mazhorancë nuk ka nevojë për mbledhje të dhënash, ka patronazhistët, ka biznesin dhe krimin e organizuar që mandatin e fundit ta fitojnë ata. Edhe prokurorët duhet të kuptojnë ç’është demokracia. Mbushe ti atë burgun plot, demokracia fillon nga e drejta e votës. Unë jam anti Tiktok për një arsye. Ka një algoritëm që të sjell vetëm pjesën e llumit.

Nëse ka një njeri që i duhet Tik Tok ky mund të jetë Edi Rama. Sa më shumë degradim të ketë…nuk mendojnë njerëzit se çfarë është demokracia. Arrestove ti një kryetar bashkie, vjen një tjetër dhe do bëjë të njëjtën gjë. Nuk më duhet fare. Vendos standardin e demokracisë. SPAK deri tani ka shifër. Dy gjëra ka gabim, nuk kuptojnë se çfarë është liria dhe çfarë është një shtet demokratik. Dy pjesët që i mungojnë Shqipërisë janë liria dhe demokracia.', tha Bregu.

dpi shqipëri dpi edi rama

Lini një Përgjigje