TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2025, 22:26

“100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”, eksperti IT: S’figuron blerja në asnjë institucion

Shkruar nga Pamfleti

“100 mijë euro 1 pajisje përgjuese”, eksperti IT:

Ekspert i IT-së Besmir Semanaj ka ngritur alarmin për mungesën e transparencës rreth prejardhjes dhe funksionit të pajisjeve DPI që janë futur në Shqipëri për të bllokuar rrjetin social Tik Tok.

Ai tha në "Vizion Plus" se shtatë pajisje të tilla janë instaluar në vend, secila me një kosto mbi 100 mijë euro, por asnjë institucion shtetëror nuk figuron si blerës.

Borakaj: Nga data 29 mars, që ke bërë denoncimet për DPI, ke marrë ndonjë përgjigje?

Semanaj: U pranua publikisht që këto pajisje janë instaluar. Kemi 7 pajisje në Shqipëri. U tha që nuk janë të rrezikshme. Pas një viti do t’i heqin sërish.

Borakaj: U vendosën për TikTok, apo ishte thjesht preteksti?

Semanaj: Këtë nuk mund ta them. Për sa kohë nuk kemi një bazë ligjore, për sa kohë nuk e dimë si erdhën këto pajisje, duhet të kenë kompani akses. Nga eksperienca që kemi, më të besueshme janë kompanitë private se shtetërore.

Borakaj: Sa kushton një pajisje e tillë?

Borakaj: Keni ju informacione nëse ka ndonjë donator apo janë blerë?

Semanaj: Qarkullon se është donacion.

 

Lini një Përgjigje