TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Prill 2025, 21:31

Skandali me DPI, gazetari: Po ndiqet shembulli i Kinës dhe Iranit, sa herë ka zgjedhje na dalin të dhënat personale

Shkruar nga Pamfleti

Skandali me DPI, gazetari: Po ndiqet shembulli i Kinës dhe Iranit, sa

Gazetari Julian Kasapi ka folur mbi instalimin e paketave DPI te kompanitë e internetit dhe ato celulare, duke komentuar rrezikun e tyre.

Ajo pajisje sipas Kasapit përdoret në vende me demokraci të cunguar, si Kina, Irani dhe të tjerë.

"Momentalisht diçka e tillë është e paligjshme. Sepse pajisje të tilla duhet të kenë një kuadër ligjor, por në Shqipëri nuk ka kuadër ligjor. Kjo është një ndër funksionet e këtyre pajisjeve dhe kemi disa shërbime që mundësojnë internetin dhe vendoset kjo paketë që është DPI dhe ai që qëndron në mes, është shteti shqiptar.Unë mendoj se është një kërkesë e shtetit shqiptar me të vetmin motiv, që të mbyllet TikTok. Shteti shqiptar shkon te këto pajisje, që përdoren nga Irani dhe Kina. E përdorin këto vende që mos të lejojnë që të përdoren, që mos të kërkojnë Google", tha Kasapi.

Nga ana tjetër Kasapi ka sjellë në vëmendje lajmin që sipas tij ndodh përsëritur, duke kujtuar daljen e të dhënave personale në 2021. Sipas tij sa herë që ka zgjedhje ‘dalin të dhënat personale’ duke e lidhur me rrezikun e mundshëm që sjellë pajisja DPI

"Mesa duket ka dhe rrafshin politik, por edhe rrafshin ligjor. Sa herë kemi zgjedhje na dalin të dhënat personale. Komisioneri i mbrojtjes së të dhënave personale nuk funksionon. Nëse deri dje autoritete si AKSHI që ofrojnë shërbimin e internetit, kjo pajisje do të shohë se në cilën faqe e ke këtë konsum të internetit, por edhe se çfarë bën ti. Ju kujtohet atëherë kur u fut pajisja MC Catcher, sepse kjo pajisje kishte kuadër ligjor dhe përgjonte disa persona në burg. Tani sa i përket mënyrës së përgjimeve, ajo është e rregulluar sipas ligjit. Duhet një reagim i organizmave jo shqiptarë në Shqipëri, të atyre personave që të bëjnë diçka lidhur me këtë çështje. Se nëse përpara se të marrësh pajisjen duhet të rregullosh kuadrin ligjor", tha Kasapi në “Report TV”.

Lini një Përgjigje