TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Shtator 2023, 17:17

“Shqipëria e mbytur në drogë”, Karamuço: Në vendin tonë qarkullon aq shumë kokainë, sa ka rënë çmimi

Shkruar nga Pamfleti

“Shqipëria e mbytur në drogë”, Karamuço:

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço teksa ka komentuar operacionin policor të koduar “Tempulli”, i cili çoi në pranga 233 persona në disa qarqe të vendit, ka pasur një sërë kritikash për Policinë e Shtetit.

Në një intervistë për emisionin "Top Talk”, eksperti ka treguar se sasia e drogave të forta në vend është aq e lartë sa çmimi për kokainën dhe heroinën ka rënë.

Në janar ose shkurt do të hyjë në fuqi amnistia dhe do të dalin që të gjithë të arrestuarit. Si ka mundësi që policia nuk i di linjat kryesore se nga futen, jo kanabis, as ato sintetiket por kokaina dhe heroina. Mos duhet t’ja përmend unë dhe kolegët e mi me emra që na i thotë Interpoli dhe Europoli. Prezenca e kokainës dhe heroinës është aq e lartë sa ka rënë çmimi. A mund të më thotë dikush çfarë suksesi është ky?”, përfundoi eksperti.

Përmendim se pak ditë më parë mbi 200 persona të dyshuar si pjesëtarë të 23 grupeve kriminale që shpërdanin drogë nëpër zona të banuara dhe afër shkollave u arrestuan gjatë një operacioni që u shtri në disa qytete kryesore të vendit. 

Operacioni u ndërmor më 14 shtator ndërsa deri më tani pjesa më e madhe e të arrestuarve janë paraqitur në gjykatat e qyteteve Durrës, Tiranë e Korçë e Vlorë ku janë njohur me masat e sigurisë.

karamuço droga

Lini një Përgjigje