TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet31 Korrik 2023, 07:33

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin sot kontrollin e përbashkët kufitar

Shkruar nga Pamfleti

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nisin sot kontrollin e

Nga dita e sotme, mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut hyn në fuqi kontrolli i përbashkët i kufirit.

Ky kontroll do të jetë plotësisht funksional për ta lehtësuar dhe thjeshtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave midis dy vendeve tona.

"Bashkë me ndërtimin e korridorit 8, lidhja midis Shkupit dhe Tiranës bëhet super moderne, e sigurt dhe e shpejtë si dhe po tejkalohen të gjitha pengesat midis nesh”, shkruante në një postim në faceook Artan Grubi në cilësinë e koordinatorit qeveritar të Maqedonisë së Veriut për procesin e vendosjes së kontrolleve të përbashkëta të kufirit me Shqipërinë dhe Kosovën.

Vendimi për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë u miratua në mbledhjen e dy qeverive mbajtur më 14 nëntor 2022.

shqiperi maqedonia e veriut kufi kontroll

Lini një Përgjigje