
Aktivisti Auron Tare ka ironizuar ministren Mirela Kumbaro, teksa thotë se kjo e fundit ngatërron lumin Drino me Vjosën.
Ai ka postuar një status të Kumbaros, ku shkruan: Në fund të mbledhjes dy-ditore në Tepelenë, që me kënaqësi e organizuam buzë Vjosës, në Parkun më të ri Kombëtar dhe mbretëreshë e lumenjve si krenari e të gjithëve ne.
“Kur Ministrja e Turizmit dhe Ambientit e Republikës, Deputete e zonës dhe ish përkthyese e Albturizmit nuk e di se ku bie Vjosa si t’ja bëjnë djelmuria e brezit te ri qe nuk bëjnë gjeografi në shkollë? JO për gjë po Di Caprios së shkrete i ra goja Vjosa, Vjosa. Me siguri do i kenë dhënë edhe atij hartën gabim se kur vete Ministrja qe freskoi këmbët dy dite rresht në Lumë nuk e ka idenë se ne cilin Lumë u freskua edhe Qeveria, vaj medet Di Caprio i shkrete”, shkruan Tare.
Më pas ministrja Kumbaro e ka edituar këtë postim duke shkruar: “Në fund të mbledhjes dy-ditore në Tepelenë, që me kënaqësi e organizuam buzë Drinos, pjesë e Vjosës, në Parkun më të ri Kombëtar dhe mbretëreshë e lumenjve si krenari e të gjithëve ne”.

Lini një Përgjigje