TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2023, 21:14

Nga shofer i Bamir Topit, te Lindita Nikolla, kush është gardisti që qëlloi me armë në Hamallaj

Shkruar nga Pamfleti

Nga shofer i Bamir Topit, te Lindita Nikolla, kush është gardisti

Nja ngjare e rëndë ndodhi sot në Hamallaj, pasi një pjesëtar i Gardës bashkë me vëllezërit e tij kanë dhunuar barbarisht fqinjin. Madje gardisti ka qëlluar dhe me armën e shërbimit. Aktualisht Martin Nikolli ishte shofer i Lindita Nikollës, ndërsa më parë ka qenë shoqërues dhe shofer i presidentit Topi dhe disa zv/kryeministra.  

Mësohet se ai ka filluar punë në Gardën e Republikës në korrik të vitit 2006, me detyrën shofer në zyrën për shërbimet e delegacioneve.  Në këtë detyrë është rekrutuar asokohe nga Ndrea Prendi, Komandanti i përgjithshëm i Gardës, i njohur për publikun si drejtuesi i grupit të zjarrit që qëlloi me armë zjarri në 21 janar 2011, duke lënë 4 protestues të vrarë.

Më pas, në nëntor të vitit 2007 është emëruar shoqërues / shofer për Presidentin e Republikës Bamir Topi, detyrë që e ka kryer deri në vitin 2012.  Në periudhën 2012-2017 ka punuar si shofer në struktura shërbimi në gardë.

Më tutje, prej vitit 2017 deri në vitin 2021 ka shërbyer si Truprojë dhe shofer për zëvendës Kryeministrin.

Së fundmi, prej shtatorit 2021 mbante detyrën e shoferit rezervë për Kryetarin e Kuvendit.

garda nikolla

Lini një Përgjigje