TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet30 Korrik 2023, 17:33

Si Encrochat fundosi Pëllumb Gjokën? Gazetarja tregon detajet: Porosiste vrasje me SMS

Shkruar nga Pamfleti

Si Encrochat fundosi Pëllumb Gjokën? Gazetarja tregon detajet:

Gazetarja Aida Topalli tha në një intervistë këtë të diel se arrestimi i Pëllumb Gjokës futej në rastet e rralla kur është bërë e mundur arrestimi i një porositësi të vrasjeve.

Ajo tha se bisedat e zbuluara nga aplikacioni Encrochat dhe SKY kanë dhënë prova të mjaftueshme për implikimin e biznesmenit dhe të arrestuarve të tjerë në vrasje.

Është ndër të paktat raste që një porositës vrasjeje arrestohet. Kjo është e vërtetuar sepse nga zbërthimi i Encrochat dhe aplikaconit SKY, rezulton se ka biseda mes Pëllumb Gjokës dhe Behar Bajrit ky ai rekruton për të vrarë pikërisht Kleant Musabelliun dhe Gjin Boriçin.

Aty Behar Bajri thotë se për një shifër të tillë ai nuk do rekrutonte shqiptarë, serb apo malazez për  këtë vrasje, por do e bënte vetë pasi bëhej fjalë për 110 mijë euro për të kryer një vrasje.

Pra ka biseda të shumta mes Pëllumb Gjokës, Bahir Bajrit dhe Xhevahir Litës, të cilat janë me emra prokurorësh dhe emra gjyqtarësh, janë lehtësisht të vërtetueshme, ata kanë folur lirshëm duke menduar se janë aplikacione të pazbërthyeshme”, tha Aida Topalli për Euronews Albania.

pellumb gjoka mesazhe

Lini një Përgjigje