Një sherr i rëndë ndodhi sot në Hamallaj, i cili mund të kishte përfunduar tragjikisht. Katër vëllezër, njëri prej të cilëve punonjës i gardës dhe shofer i kryeparlamentares Lindita Nikolla kanë dhunuar barbarisht Pjetër Kaçin së bashku me djemtë e tij.
Gardisti u identifikua si Martin Nikolla, ndërkohë që u shkarkua menjëherë nga detyra. Por pse e ndjekin të tilla skandale vetëm Lindita Nikollën. Në mars të vitit 2023, po një nga rojet e Nikollës u nxori armën qytetarëve.
Bëhet fjalë gjatë një proteste që zhvillonin banorët e Paskuqanit. Në një moment protestuesit kanë nisur të sulmojnë një makinë, duke pretenduar se ai i kishte sharë. Pikërisht në atë moment shoferi i mjetit ka nxjerrë armën.
Policia ndodhej në vendngjarje dhe protestuesit i kanë kërkuar efektivëve që ta ndalojnë personin e armatosur, por ata nuk kanë ndërhyrë duke e lënë të largohet.
Mësohet se shoferi ishte Euglen Benga, truproja i kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.
Lini një Përgjigje