TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Maj 2023, 17:03

“Shfryhet” dosja e inceneratorëve; Lefter Koka, Alqi Bllako dhe 7 të pandehur të tjerë përfitojnë gjykim të shkurtuar

Shkruar nga Pamfleti

“Shfryhet” dosja e inceneratorëve; Lefter Koka, Alqi Bllako dhe

Shfryhet dosja e inceneratorit të Elbasanit. Ndonëse SPAK e trajtoi me shumë bujë, e gjitha do përfundojë në një flluskë sapuni.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, ish sekretarit të kësaj ministrie Alqi Bllakos dhe 7 të pandehurve të tjerë për gjykim të shkurtuar për çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Pra në se ata dënohen, do të përfitojnë ulje të dënimit.

Ndërsa për Etleva Kondin procesi do të vijojë me gjykim të zakonshëm dhe çështja e saj është veçuar. Seanca e radhës ku SPAK do të lexojë pretencën do të zhvillohet në orën 09:00 të datës 18 maj.

Lefter Koka akuzohet se ka marrë ryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi pak javë më parë hetimet dhe çoi për gjykim të akuzuarit Lefter Koka, Alqi Bllako, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Pëllumb Abeshi, Bardhul Çabiri, Serafin Papa, Mirel Mërtiri, Klodian Zoto, Stela Gugallja dhe 2 kompanitë shoqëria “Albtek Energy” sh.p.k dhe shoqëria “Integrated Technology Services” sh.p.k.

Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.

Ndërkohë që duhet thënë se Stela Gugallja, Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto tre personazhet e rëndësishme për hetimet e inceneratorëve në Elbasan dhe Fier, tashmë në kërkim ndërkombëtar, janë hetuar edhe më herët nga prokuroria e Elbasanit, për të njëjtat akuza për të cilat SPAK i ka marrë të pandehur. Në 7 shkurt, u bë me dije se Stela Gugallja është identifikuar në Austri dhe tashmë SPAK ka dërguar kërkesën për ekstradimin e saj drejt Shqipërisë.

inceneratori

Lini një Përgjigje