Ish presidenti Ilir Meta ka përfunduar dëshminë e tij në SPAK lidhur me 21 Janarin.
Ai është pyetur nga hetues të BKH që ishin caktuar nga prokurori i dosjes Alfred Shehu.
Avokati i Ilir Metës citoi për gazetaren Anila Hoxhën detaje nga dëshmia e ish-presidentit.
“Shërbimet amerikane më informuan se protesta do të ishte e dhunshme dhe do mbyllej me vrasje. Unë kam dhënë dorëheqjen se më është kërkuan nga ata sepse e dinin qe do ketë skenar dhune dhe për të zbutur përplasjet dhashë dorëheqjen. Këto informacione i janë dhënë shërbimit tonë sekret edhe presidencës”, mësohet të jetë thënë Meta për 21 janarin.
Vetë Meta iu drejtua SPAK me kërkesë që ta thërriste për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen, pasi për shkak të posteve që ka mbajtur, pretendon se ka të dhëna që mund ti shërbejnë hetimit.
Në kuadër të hetimit të dosjes SPAK ka marrë dëshmitë e ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-presidentit Bamir Topi si dhe zyrtarë të tjerë. Në 21 janar të 15 viteve më parë u vranë nga Garda protestuesit, Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika.
Lini një Përgjigje