TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet18 Dhjetor 2025, 11:45

UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 12:00, zhvillimet kryesore në pak minuta

Shkruar nga Pamfleti

Edicioni informativ ora 12:00 - Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ i orës 12:00, zhvillimet kryesore në pak

Seanca plenare në Kuvend u shoqërua me përplasje të forta mes mazhorancës dhe opozitës. Deputetët e PD zunë karriget e ministrave, pati ndërhyrje të Gardës, përjashtime nga seanca dhe incidente fizike, ndërsa PS vijoi rendin e ditës dhe betoi Endrit Shabanin si Avokat të Popullit mes kaosit.

Në drejtësi, GJKKO shqyrtoi sot masat e sigurisë për Belinda Ballukun, ndërsa SPAK kërkon autorizim nga Kuvendi për arrestimin e saj. Paralelisht, Ilir Meta u paraqit në SPAK për të dëshmuar lidhur me ngjarjet e 21 janarit 2011.

Kryeministri Edi Rama u nis drejt Hagës, ku sulmoi drejtësinë ndërkombëtare dhe foli për samitin BE–Ballkani Perëndimor. Në arenën ndërkombëtare, përmbytjet rënduan situatën humanitare në Gaza, ndërsa Miss Finlanda me origjinë kosovare u përjashtua nga “Miss Universe” pas një gjesti të konsideruar racist.

Të gjitha zhvillimet, analizat dhe prapaskenat i ndiqni në edicionin informativ të Pamfleti.

 

Lini një Përgjigje