
Mustafa Beheshti, ish-anëtarë i MEK ka treguar ditën e sotme në 'Shqipëria Live' eksperiencën e tij brenda kampit të MEK, teksa tashmë është një i arratisur.
Ai ka treguar se punonin në kompjuter dhe gjithçka ishte e survejuar nga një server qendror.
Pjesë nga biseda:
Gazetari: Ti je një hacker?
Beheshti: Jo
Gazetari: Di të hakerosh?
Beheshti: Jo. Shumë nga ne nuk dinin çfarë ishte telefoni ndërkohë që shumë të tjerë dinin shumë gjëra. Kur kam dal nga kampi nuk dija si ta ndizja telefonin me ‘touch’.
Në MEK të vinte një letër me urdhra dhe të thoshin që sot do punosh me PC. Në hapnim adresa false dhe gjoja kërkonim ndryshim. Vetë ata krijonin disa kampe jo të vërtetë, dhe ua dorëzonin njerëzit që të punonin.
Ata organizoheshin që t’i vinin zjarrin komisariatit, reklamave kundër, kjo ishte një nga punët që të nxisnim iranianët kundër shtetit.
Kishte një server që kontrollonin gjithçka, ata konsideroheshin shefa dhe kishin njohuri nga interneti. Nëse ne gabonim diçka na vinte në monitor një mesazh që thoshte “Kujdes Mustafa, ti po gabon”.”- tha në studio ish-anëtari i kampit MEK.
Beheshti ka treguar më tej sesi e kanë mashtruar anëtarët e MEK.
“Mua më kanë mashtruar, sikur vëllai im ishte pjesë e MEK dhe gjoja më shkroi një letër. Ai gjoja më shkroi një letër.As nuk e kuptoj cili ishte qëllimi sepse kur e kam pyetur vëllain tim, ai tha që unë s’të kam shkruar asgjë. Unë kam qenë 21 vite aty, edhe në Manzë. Unë për 21 vite nuk kam arritur të flas me nënën time, kjo është një pyetje për MEK pse nuk më lejuan të flas me nënën time. Në MEK të vinte një letër me urdhra dhe të thoshin që sot do punosh me PC. Në hapnim adresa false dhe gjoja kërkonim ndryshim. Vetë ata krijonin disa kampe jo të vërtetë, dhe ua dorëzonin njerëzve që të punonin. Ata organizoheshin që t’i vinin zjarrin komisariatit, reklamave kundër, kjo ishte një nga punët që të nxisnim iranianët kundër internetit.”- tha Mustafa.
Lini një Përgjigje