Ditën e sotme është caktuar të mbahet gjyqi për Gërdecin.
Në këtë seancë gjyqësore pjesë do të bëhen edhe të gjithë personat që janë dëmtuar nga shpërthimi ku mbeten të vrarë 26 persona dhe u plagosën dhjetëra të tjerë.
I vetmi i pandehur është ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu mbi të cilin rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës në dy raste.
Seanca pritet që të nisë në orën 14:00 dhe nuk dihet nëse në këtë seancë do të jetë i pranishëm ish ministri i cili prej 3-4 seancash nuk është paraqitur por thjesht në seancë kanë shkuar avokatët e tij.
GJKKO me 7 qershor shtyu sërish seancën ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, për çështjen e Gërdecit.
Përmes një prononcimi për mediat, avokati mbrojtës e ka konsideruar një tallava zgjatjen e procesit gjyqësor ndaj Mediut.
Akuzat për Mediun
Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e akuzon Mediun për “shpërdorim detyre” dhe “për shpërdorim detyre në bashkëpunim me kuadër komandues ushtarak” lidhur me dosjen e shpërthimit në Gërdec.
Dy prokurorët që do të jepnin pretencën janë Altin Dumani dhe Arben Kraja, njëri kreu i SPAK, tjetri paraardhësi i tij.
Kujtojmë se Mediu ka kërkuar gjykim të shkurtuar, por SPAK ende nuk e ka shpallur pretencën për të akuzuarin.
Nga ana tjetër avokatët e ish-ministrit Fatmir Mediu kanë kërkuar që çështja të pushohet për efekt parashikimi, kjo pasi sipas tyre klienti nuk ka asnjë faj për mosveprimin shtetëror ndër vite.
Lini një Përgjigje