
Analisti Frrok Çupi deklaroi se SHBA nuk mund të jetë kurrë aleat i Sali Berishës. Frrok Çupi u shpreh gjithashtu se heqja e non gratës, është një përrallë e sajuar nga Berisha.
Analisti u shpreh gjithashtu se epoka e Berishës ka mbaruar, ndërsa shton se është i zhytur në krim dhe korrupsion.
“Si mund të mendosh që SHBA të merret me Sali Berishën, e jo më t’i heqë non gratën. Është një lloj turpi para së cilës i vë njerëzit të mendojnë. A ka mundësi të jetë e vërtetë apo e pavërtetë? Kjo është epokë e ndotur në krim dhe korrupsion. I vetmi komb në botë që dalim në mëngjes dhe në mbrëmje, vrasësin e gjallë, bën politikë mes viktimave të tij. Mesa duket, ky është problem i një vitaliteti, që e shikon kriminelin që e sheh nëpër fshat, nëpër qytet dhe bën sikur është alet me SHBA. Jemi në prag të një ngjarjeje jashtëzakonisht të madhe, jemi para anëtarësimit në BE. Anëtarësimi në BE, është rilindje. Është një ngjarje që e vë individ në të njëjtin nivel me çdo evropian tjetër. Përballë nuk ka garë politike”, tha ai për “Abc news”.
Lini një Përgjigje