TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Mars 2025, 11:44

Babloku ndan 138 parcela kanabisi mjekësor në “çifligjet” e Ymer Lalës, Tomë Doshit, Andrea Çaushit dhe bandave të tjera

Shkruar nga Pamfleti

Babloku ndan 138 parcela kanabisi mjekësor në

Në krye të biznesit të  kanabisit, do jenë familjarë të Bablokut e persona të fuqishëm pranë tij, prandaj parcelat, i ka ndarë në zona që i kontrollojnë “të fortët besnikë” të lidhur me të…

Kryeministri Edi Rama ka nisur projektin e kultivimit të kanabisit, duke ndarë zonat dhe parcelat në bashkitë ku do bëhët ky biznes mafioz, i trumbetuar si zhvillim ekonomik për Shqipërinë, kur faktikisht është thjesht një skemë për të lejuar me ligj prodhimin dhe trafikimin e kanabisit.

Me Vendim Nr. 149, datë 6 mars 2025 “Për miratimin e zonave kadastrale, në të cilat lejohet kultivimi i bimës së cannabis-it”, qeveria ka caktuar 138 parcela toke në qarqet Shkodër, Dibër, Fier, Vlorë, Elbasan, Gjirokastër, Kukës e Tropojë.

Babloku ndan 138 parcela kanabisi mjekësor në

Parcelat ku do të kultivohet kanabasi, qeveria i ka caktuar në zonat ku janë emrat e mirënjohur të botës së krimit në veprimtarinë e trafiqeve, të cilët kanë lidhje me PS dhe personalisht me kryeministrin Edi Rama, të përdorur si “cuba” në fushatat elektorale.

Nuk është rastësore, që parcelat për kultivimin e drogës, janë caktuar në zonat e Shkodrës ku janë “çifligjet” e bandave të këtij qyteti dhe në Malësinë e Madhe që prej 20 vitesh është “çiflig” i “non grata” Tomë Doshit.

Në Njësinë Gruemirë të Malësisë së Madhe, Babloku ka caktuar 11 parcela për kultivim kanabisi në Gruemirë, Boriç, Gjormë, Grudë-Fushë, Grizhë, Vajush, Mëshqerre, Omarre, Rrash-Kullaj e Vorfe, ku jo rastësisht, Tomë Doshi dhe bandat e tij kanë toka private dhe kanë marrë toka shtetërore në përdorim, por dhe 6 parcela në njësinë administrative Postribë e Rrethina.

Babloku caktoi 20 parcela kanabasi në Tropojë, që jo rastësisht, janë në pronësi, me qira dhe nën kontroll “kanunor” nga kryebashkiaku i arrestuar Rexhë Byberi, familja dhe klani i tij i drogës, konkretisht në Bajram Curri, Bujan, Blladë, Dushaj, Fierzë, Dojan, Rosnje, Selimaj, Degë, Babinë, Ljufgaj, Jaho Sali etj; ku parcela  kanë dhe familjarë, krushq e klane të Sali Berishës.

Brenda listës për kultivim droge, janë dhe 5 parcela në Njësinë Administrative Kalaja e Dodës në Dibër, në zonat që njihen si “çifligje” të kontrolluara nga trafikanti Ymer Lala, i njohur si “i forti” i Bablokut e PS në fushata elektorale.

Në Njësitë Adsministrative Fajzë të Hasit dhe Njësitë Bushtricë e Kalis të Kukësit, Babloku ka caktuar 13 parcela kanabisi, konkretisht në zonat që njihen si “çifligje” të bandës “Dauti” e kryesuar nga kryetari i Bashkisë-Has, demokrati Miftar Dauti dhe ish-kryebashkiakët e PS, Liman Morina e Adem Lala, të cilët kanë lënë mënjanë ngjyrat partiake dhe janë bashkuar prej 20 vitesh në kultivimin e drogës në Has.

Në biznesin e drogës, Babloku 9 parcela ia ka dhënë bandës së Cërrikut të drejtuar nga biznesmeni Eral Myftaraj, ortak me ish-ministrin Bledar Çuçi.

Në Cakran të Fierit e Mallakastër, Babloku ka caktuar 4 parcela, brenda “çifligjeve” që kontrollohen nga Ben Qimja e Trifon Murataj i “Bana King”; ndërsa në Elbasan ka caktuar 6 parcela nga 5-8 hektarë, në zonat që kontrollohen nga bandat Çapja e Çopja; ndërsa 39 parcela për kultivim kanabisi, Babloku i ka caktuar në Delvinë, Finiq e Këlcyrë, që kontrollohen nga të fortët atje.

Në zonën e Dropullit ka caktuar 30 parcela, të cilat kontrollohen nga krye-trafikanti Andrea Çaushi alias Renato Caushi, bashkë me djalin dhe nipin e Vangjel Tavos, të cilët janë ortakë te 2 guroreve në Dropull dhe te reosrti në Kalanë e Lëkuëisit-Sarandë, ku pronar  po bëhet Dajlan Avdia i “APEX” dhe kullave në Tiranë. .

Nuk dihet, për cilin i ka caktur 4 parcela në Libohovë e në Glinë, por thuhet se i ka një biznesmen mik i Edi Ramës, ndërsa në Lazarat ka caktuar 1 parcelë për kanabis, si simbol i kohës së Sali Berishës.

Nuk ka asnjë dyshim, që në krye të biznesit të  kanabisit, do jenë familjarë të Bablokut dhe persona të fuqishëm pranë tij, prandaj parcelat, i ka caktuar në zona që janë çifligje të “të fortëve besnikë” të lidhur me të, për të fshehur bosët vërtetë të këtij biznesi./Pamfleti

parcela droge kanabisi mjekësor babloku ymer lala tomë doshi andrea çaushi

Lini një Përgjigje